Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet se ka kanosur me thikë ish-gruan e tij.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka kanosur me një mjet të mprehë- thikë viktimën femër K/Shqiptare (ish-bashkëshorten e tij). Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë
















