Koalicioni qeverisës mund të humb edhe një deputet

E publikuar: 20/09/2017 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muajt e ardhshëm si duket do të jenë të vështirë për qeverisjen e Haradinajt dhe koalicionin qeverisës. Kryeministri i vendit dhe kabineti i tij mund ta humbin përkrahjen edhe të minoriteteve jo-serbe.

Kërcënimi i radhës vjen nga deputeti egjiptas Veton Berisha i cili ndjehet se komuniteti i tij është i injoruar deri më tani duke u dhënë hapësirë komuniteteve tjera.

Deputeti Berisha në një prononcim për sovrani.info ka thënë se ata i japin kohë kësaj qeverie vetëm deri në 6 muaj.

“Vlerësimi i ynë vjen pas 3-6 muajve jo tani. Aktualisht z. Haradinaj është duke ju përmbajtur marrëveshjes. Tani nuk ka asnjë kuptim të jepet ndonjë vlerësim kur tani ka vetëm 10 ditë punë Qeveria, ka thënë Berisha për sovrani.info

Ai më tutje ka shtuar se nëse as kjo qeveri nuk ndërmerr masa për ndryshimin e gjendjes së komunitetit të tij u jep arsye për mbështetje të ndonjë mocioni për rrëzimin e qeverisë pasi janë lodhur nga injoranca.

“Mos përmbushja e kushteve dhe mos marrja e asnjë hapi që do të ia ndryshonte gjendjen komunitetit tim Egjiptian, normalisht që më jep arsye për të mos mbështetur këtë Qeverisje dhe në raste të tjera as qeverisje të tjera, sepse jemi lodhur nga injoranca institucionale ndaj nesh duke ju jep prioritet komuniteteve të tjera dhe duke na anashkaluar në tërësi neve, ka përfunduar deputeti Veton Berisha.