Në Kukës zhvarroset një viktimë e paidentifikuar e luftës në Kosovë

E publikuar: 20/09/2017 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zhvarroset pas 18 vjetësh një viktimë e paidentifikuar e luftës në Kosovë. Zhvarrimi është kryer të hënën paradite në fshatin Domaj të Bashkisë së Krumës, në zonën e Hasit në Shqipëri.

Në procesin e zhvarrimit kanë marrë pjesë një ekip nga Prishtina në përbërje të të cilit kanë qenë përfaqësues të EULEX-it dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Zhvarrimi është bërë nën mbikëqyrjen e prokurores së krimeve të luftës në Kosovë, Drita Hajdari. Në këtë proces ka asistuar edhe kryeprokurorja pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit, Rita Gjati.