Sistemi operativ më i ri Apple për iPhone dhe iPad prezanton një sërë ndryshim ne dyqanin për aplikacionet e palëve të treta të cilat kanë si qëllim kënaqjen e zhvilluesve dhe konsumatorëve të dhënë pas realitetit virtual.
iOS 11 debutoi ditën e sotme, përpara daljes në shitje të dy telefonëve më të rinj, iPhone 8 dhe iPhone X, të Premten dhe me 3 Nëntor respektivisht.
Ndryshimet më të prekshme vinë në App Store. App Store është produkti kryesor në segmentin e shërbimeve të Apple i cili solli 21.5 miliard dollar të ardhura vetëm në 9 muajt e fundit.
Dyqani është ridizajnuar plotësisht për tu dhënë zhvilluesve më shumë hapësirë për imazhet dhe tekstin, dy komponentë kryesorë që përshkruajnë softuerin e tyre.
Zhvilluesit prej kohësh ankohen se softueri i tyre është i vështirë për tu gjetur në App Store, vetëm nëse përdoruesve u dërgohet një link apo emërtimi i saktë i tij.
Ridizajnimi është më i pastër dhe adreson pikërisht këtë problem, vështirësinë e gjetjes së aplikacioneve.
Dyqani i ri kthen vëmendje edhe nga lojërat të cilat pritet të gjenerojnë 75% të të ardhurave të Apple App Store sipas App Annie.
Shumica e të ardhurave vinë nga blerjet brenda aplikacioneve, ku lojtarët blejnë sende dixhitale për të zhbllokuar pjesë të ndryshme të lojës.
Por mbase ndryshimi më i madh i iOS 11 është mbërritja e aplikacioneve të realitetit virtual ku imazhet dixhitale mbi vendosen mbi botën e vërtetë. Një veçori e cila do të ndihmojë aplikacionet e realitetit virtual është: Regjistrimi i ekranit. /PCWorld Albanian