Hulumtuesit e ndryshimeve klimatike, gjetën 60 anije të lashta në gjendje shumë të mirë (Foto)

E publikuar: 19/09/2017 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë studimeve për efektin e ndryshimeve klimatike në tabanin bregdetit të Bullgarisë, hulumtuesit kanë gjetur 60 anije të lashta.

Lundrat që besohet se janë më të vjetra se 2,500 vjet, vinin nga Roma, Bizanti dhe Perandoria Otomane, transmeton Telegrafi.

Meqenëse në Detin e Zi është errësirë shumë e madhe dhe oksigjeni është i rrallë, ka bërë që ato të mbesin të padëmtuara dhe të kenë gjendje shumë të mirë.

Në mesin e tyre është gjetur edhe një litar tërësisht i ruajtur, ndërsa dallohen qartë mbishkrimet, muralet dhe mozaikët.

Zona ku ndodhen anijet është izoluar dhe pritet që së shpejti të nisin studimet dhe kërkimet arkeologjike, të cilat pritet të japin të dhëna shtesë për një pjesë të historisë. /Telegrafi/