Kapet një kamion me drogë në portin e Vlorës

E publikuar: 19/09/2017 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në mesditë në një kamion në portin e Vlorës.

Burime nga policia thanë se kamioni me targa AA 939 LK, ishte duke u bërë gati që të imbarkohej për në traget e me destinacion Italinë.

Deri më tani mësohet se është shoqëruar shoferi i kamionit, shkruan syri.net