Liderja e Myanmarit, Aung San Suu Kyi, i ka dënuar sot shkeljet e të drejtave të njeriut në shtetin e trazuar Rakhine dhe ka thënë se kushdo që është përgjegjës do të përballet me ligjin. Ajo ka pohuar se ndien thellësisht për vuajtjet e atyre të përfshirë në konflikt.
Komentet e laureates së Nobelit për Paqe erdhën në adresimin e saj të parë para kombit që prej sulmeve të kryengritësve rohingya më 25 gusht, të cilat nxiten një kundërpërgjigje të ashpër, që si pasojë i ka detyruar më shumë se 410.000 myslimanë rohingya të ikin në shtetin fqinj Bangladesh, transmeton Express.
Diplomatët perëndimorë dhe zyrtarët e grupeve humanitare që morën pjesë në adresimin e saj e mirëpriten mesazhin e Suu Kyi, edhe pse disa dyshojnë nëse ajo ka thënë mjaft për t’i dhënë fund kritikave të mëdha globale me të cilat Myanmari është përballur.
Amnesty International ka thënë se Suu Kyi dhe qeveria e saj po e mohojnë dhe injorojnë rolin e ushtrisë në dhunë.
Ndërsa, Kombet e Bashkuara e kanë quajtur spastrim etnik operacionin e ushtrisë ndaj myslimanëve në shtetin perëndimor.
Suu Kyi nuk iu ka adresuar këtyre akuzave, por ka thënë se qeveria e saj është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit. /Express/


















