Mijëra udhëtarë bllokohen në aeroport, pasi aeroplanët mbesin pa karburant

E publikuar: 18/09/2017 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mijëra udhëtarë janë bllokuar sot në aeroportin “Auckland” në Zelandë të Re pasi shpërthimi i një tubacionit e ka ndërprerë furnizimin me karburant për aeroportin më të madh të Zelandës së Re.

Tubacioni i dëmtuar në këtë aeroport është burimi i vetëm për karburant të aeroplanëve, transmeton Express.

Ky problem pritet të zgjatë të paktën një javë teksa puna vazhdon për ta riparuar tubacionin.

Furnizimet me karburant janë kufizuar dhe kompanitë ajrore po shikojnë mundësinë e rimbushjes me karburant në Australi dhe vende tjera për t’i vazhduar fluturimet e destinacioneve të gjata.

Sipas aeroportit “Auckland”, i cili pranon 18 milionë udhëtarë në vit, kompanitë e naftës janë përgjegjëse për transport dhe furnizim me karburant që përdorët nga kompanitë ajrore, dhe ky furnizimin është reduktuar.

Rreht 2.000 udhëtarë janë prekur nga anulimet e fluturimeve ditën e hënë. /Express/