Turqia zhvillon manovra ushtarake në kufi me

E publikuar: 18/09/2017 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat e armatosura turke njoftuan sot zhvillimin e manovrave ushtarake në kufirin irakian, një javë pas referendumit mbi pavarësinë e Kurdistanit irakian të cilit Ankaraja i është kundërvënë.

Ushtria turke njoftoi në një komunikatë se “paralelisht me këto manovra, do të vazhdojnë edhe operacionet kundër terrorizmit në rajonin kufitar”.

Ankaraja ka përsëritur disa herë kundërshtimin e saj ndaj zhvillimit të referendumit, që do të mbahet më 25 shtator, duke paralajmëruar se do të ketë kosto.

Juglindja e Turqisë është përfshirë nga luftime të përditshme mes ushtrisë turke dhe separatistëve kurdë të PKK-së, që prej thyerjes në verën e vitit 2015 të armëpushimit që synonte t’i jepte fund konfliktit që ka shaktuar vdekjen e më shumë se 40 000 personave që prej vitit 1984.