Janë hakuar 6 milion llogari në Instagram: Kush janë njerëzit me famë të prekur?

E publikuar: 18/09/2017 02:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afro 6 milion llogari në Instagram u hakuan javën e kaluar ndërsa gjatë fundjavës hakerat i nxorën në shitje informacionet e tyre për vetëm 10 dollar.

Një problem sigurie në rrjetin social më të madh në botë të fotografisë ekspozoi numrat e telefonëve dhe e-mail-eve nëse ato nuk kanë qenë publike. (http://bit.ly/2gxZQxY)

Sipas raportimeve flitet për informacionet e 6 milion përdoruesve. Në fillim u tha se vetëm profilet e njerëzve më famë ishte sulmuar por sot u bë më e qartë se sulmi kishte qenë më tepër sesa kaq.

CTO i Instagram, Mike Krieger konfirmoi se problemi kishte ekspozuar të dhënat e përdoruesve. Sipas The Verge ishin prekur llogaritë e Emma Watson, Emilia Clarke, Leonardo DiCaprio, Harry Styles, Victoria Beckham, Beyoncé, Taylor Swift, Floyd Mayweather, dhe David Beckham.

Instagram ka 500 milion përdorues në mbarë botën, 300 prej të cilëve e përdorin njëherë në ditë. /PCWorld Albanian