Pasi arriti vlerën prej 5,000 dollarësh të Shtunën, Bitcoin ra në 4,200 dollar

E publikuar: 18/09/2017 00:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bitcoin kaloi vlerën e 5,000 dollarëve për herë të parë ditën e Shtune. Monedha virtuale u vlerësua me 5,013 dollar në orët e para të të Shtunës sipas indeksit të çmimit të CoinDesk.

Rekordi i ri dërgon vlerën e monedhave virtuale zyrtarisht të tregtueshme – përfshirë Ethereum dhe Bitcoin Cash – në 176 miliard dollar.

Megjithatë në këto momente që po shkruajmë vlera e Bitcoin është vetëm 4,283 dollar, një rënie e ndjeshme që nga fundjava.

Në fillim të vitit një Bitcoin këmbehej për më pak se 1,000 dollar gjatë muajit Korrik investitorët u trembën se monedha virtuale do të humbiste terren nga lufta civile që kishte përfshirë dhe që përfundoi me ndarjen e saj më 2 Gusht. (http://bit.ly/2vLTOna)

Megjithatë vlera e monedhës është rritur. Shkëputja e Bitcoin Cash nuk shkaktoi asnjë problem për Bitcoin. /PCWorld Albanian