65% e punonjësve në teknologji përdorin një VPN

E publikuar: 17/09/2017 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një anketë e ndërmarrë nga një firmë sigurie zbuloi se 65% e punonjësve në sektorin e teknologjisë përdorin një rrjet virtual privat (VPN) jo vetëm në pajisjet e punës por edhe ato personalë.

Ndërsa pjesa më e madhe e tyre e përdorin ngaqë VPN janë standart tek kompanitë dhe korporatat, një numër në rritje i tyre po përdor VPN-në edhe në pajisjet e tyre si kundërpërgjigjet ndaj masave dhe ndryshimeve ligjore.

Wombat Security zbuloi se 41% e të anketuarve përdorin VPN-në në laptopin e tyre personale ndërsa 31% në pajisjet e tyre mobile. NordVPN kishte raportuar një rritje me 300% të përdoruesve menjëherë pas kërcënimeve ligjore të shfaquara në vende si SHBA-të dhe Britania.

Gjatë muajit Mars Senati Amerikane rrëzoi rregulloren e privatësisë përpiluar nga Komisioni Federal i Komunikimit duke lënë ofruesit e shërbimeve të internetit të lirë për të shitur historikun tuaj të shfletimit por edhe të dhënat rreth vendodhjes tek reklamuesit.

Tashmë qeveria Amerikane synon të braktisë rregulloren e neutralitetit që do të thotë se ISP-të mund të kanalizojnë internetin. Kompanitë që paguajnë do të kenë prioritet në internet me uebsajtet e tyre ndërsa të tjerët do të vuajnë lidhje të ngadalta.

Përdorimi i VPN-ve zgjidh të dy problemet jo vetëm në SHBA por në mbarë botën. ISP-të e kanë të pamundur të mësojnë se cilat sajte vizitoni. /CIO Albanian