Një javë më parë rifreskoi logon dhe solli ridizajnimin më të fundit, ndërsa sot Youtube përditësoi shërbimin e transmetimeve live.
Youtube Live do të transmetojë video me vonesa minimale, të transmetojë direkt nga ekrani i iPhone si dhe përdoruesit do të kenë më të lehtë moderimin e komenteve.
Falë zvogëlimit të vonesave të transmetimit, krijuesit e Youtube do tu përgjigjen më shpejtë pyetjeve të fanasave. Ato do të kenë tre opsione: Normal Latency, Low Latency dhe Ultra-low Latency.
Një tjetër veçori mjaft e dobishme është transmetimi i aktivitetit tuaj në lojëra dhe aplikacione direkt nga telefoni duke përdorur mikrofonin dhe kamerën frontale nëse doni tu shtoni koment videove.
Megjithatë transmetimi live nuk do të ishte i tillë pa mesazhet në kohë reale.
Youtube prezantoi tre mjete të reja për moderimin e komenteve ku përdoruesit mund të fshijnë mesazhet dhe ti aprovojnë me një klikim të vetëm.
Gjithashtu krijuesit mund të mbajnë “peng” mesazhet të cilat u duken të papërshtatshme për ti moderuar më pas. Edhe Youtube ofron një sistem moderimi i cili përmirësohet çdo ditë e më shumë ndërsa krijuesit moderojnë komentet.
Me ndryshimet e sotme, Youtube dërgon një sinjal të qartë tek Facebook dhe Amazon Twitch. /PCWorld Albanian