Ku e ke dashnorin…? Aurela Gaçe rrëfen si shtangu Skerdi dhe Dashnor Diko në dasmë

E publikuar: 17/09/2017 02:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja energjike Aurela Gaçe është e ftuara e radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’ mbrëmjen e së shtunës. Me të hyrë në studio, artistja filloi menjëherë batutat me moderatorin Ermal Mamaqi, i cili e pyeti: ‘Ku e ke dashnorin ti? Ke ardhur pa dashnorin këtu?’

‘Për atë dashnorin që më pyet mua ky… Ai është i imi, është i yti, është i të gjithë neve. Dashnorin e kam lënë në shtëpinë e tij. Ai është Dashnor Diko.’-ka thënë Aurela duke mos kursyer të qeshurat. 

‘E vërteta ishte që e kisha. Burrin e kisha përballë, Norin e shihja në krah edhe thashë: ‘E pse s’i bëj një prezantim Dashnorit?’ ‘Norit iu drejtuan flokët!’-vijoi më tej këngëtarja me historinë e dasmës së saj e cila la pa fjalë gjithë publikun. /Gazeta Express/