Huawei bëhet prodhuesi i dytë më i madh në botë i telefonëve

E publikuar: 17/09/2017 01:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei nuk ka për tu ndaluar gjersa të bëhet prodhuesi më i madh në botë i telefonëve inteligjentë.

Sipas një raport të publikuar nga Counterpoint Research për tregun global të telefonëve, performanca e shkëlqyer e Huawei e pozicionoi prodhuesin Kinez në vendin e dytë në botë për herë të parë duke zhvendosur Apple një shkallë më poshtë.

Sipas firmës analitike Huawei la pas Apple gjatë muajve Qershor dhe Korrik e më shumë gjasa edhe Gusht.

Counterpoint nuk dha shifra por grafiku i paraqitur tregon se pjesa e tregut të Huawei është më e madhe sesa Apple edhe pse me një maxhinë të vogël.

Në Dhjetor të vitit të kaluar Huawei thoshte se kishte lënë pas Apple për nga shitjet e telefonëve ndërsa sot është hera e parë që një firmë analitike konfirmon këto pretendime.

Megjithatë avantazhi i vogël i Huawei pritet të përmbyset sapo Apple të prezantoi dhe fillojë shitjet e gjeneratës së re të iPhone të cilët debutojnë më 12 Shtator.

Huawei do të kundërpërgjigjet me Mate 10 dhe Mate 10 Pro më 16 Tetor por ajo nuk do ti mjaftojë në tre mujorin e fundit të vitit kur Apple është më e fortë e kurrë.

Counterpoint gjithashtu publikoi një grafik të telefonëve më të shitur dhe historia është tjetër në këtë rast ku dominojnë dy telefonët e Apple.

Ndërsa Huawei zotëron shifra shitjet mjaft impresionuese siç janë 73 milion telefon të shitur në gjysmën e parë të vitit, kompanisë i mungon një flagship popullor si linja iPhone apo Galaxy S. /PCWorld Albanian