Facebook pritet të rrisë përdorimin e historive të Instagram duke lejuar përdoruesit ti publikojnë ato në rrjetin social Facebook.
Ky funksionalitet po testohet me një numër të vogël përdoruesish të Instagram tha një zëdhënës i kompanisë.
Sipas screenshot-eve të kapuara, mund të shohim nga imazhi i paraqitur sesi përdoruesit mund të postojnë të njëjtën foto dhe video të historive të Instagram në aplikacionin kryesor të Facebook.
🚨 ALERT 🚨
Instagram is testing option to share your ‘Story’ directly to Facebookh/t @mruiandre pic.twitter.com/VTqI92dNJe
— Matt Navarra ⭐️ (@MattNavarra) September 6, 2017
Facebook për herë të parë prezantoi historitë në Instagram në verën e 2016-ës si një sulm i drejtpërdrejtë i Snapchat, një format mbi të cilin është ngritur ky i fundit.
Pas suksesit që patën në Instagram, Facebook me shpejtësi i solli edhe në aplikacionin kryesorë Facebook, por edhe Messenger e WhatsApp. /PCWorld Albanian