Qeveria mban të fshehtë numrin e zv/ministrave

E publikuar: 16/09/2017 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ende nuk ka emëruar asnjë zv/ministër.

Edhe pse ka kaluar një javë prej kur është formuar qeveria e drejtuar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ende nuk dihet numri i zv/ministrave.

‘Indeksonline’, ka kontaktuar me këshilltarin e Haradinajt, Avni Arifi, por ai ka sugjeruar qe për këtë çështje të pyetet zëdhënësi i qeverisë, Arbër Vllahiu.

E, ky i fundit nuk është përgjigjur në interesimin e mediumit tonë.

Në anën tjetër, partitë politike me të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje ishin marrë vesh edhe për numrin e zv/ministrave.

Raportohet se PDK do të ketë numrin më të madh të zv/ministrave. Ndërsa, AAK pritet të ketë rreth 7 zv/ministra, ndërsa Nisma për Kosovën 4.

Edhe partitë minoritare pritet të kenë një numër të madh të zv/ministrave.

Kabineti qeveritar është kritikuar për numrin e madh të ministrave.