Lista Srpska ka hedhur poshtë akuzat ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, se ka torturuar dhe maltretuar qytetarë gjatë kohës së luftës në Kosovë, duke thënë se opozita po bën trillime ndaj ministrit, dhe më këtë po rrezikohet stabiliteti i Kosovës.
Në një reagim të dërguar nga Lista Srpska, thuhet se sulmet dhe akuzat në llogari të ministrit Rikalo, meritojnë dënimin më të ashpër të të gjithë përfaqësuesve politikë dhe organizatave ndërkombëtare, transmeton Express.
“Sulmet dhe akuzat e pabazuara ndaj ministrit Nenad Rikalo, të cilat janë dukë i bërë partitë opozitare në Kosovë, për fat të keq janë diçka që meritojnë dënimin më të ashpër të të gjithë përfaqësuesve politikë dhe organizatave ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Listës Srpska.
Gjithashtu, Lista Srpska thotë se në Prishtinë të gjithë e dinë se ministri Rikalo nuk ka të bëjë fare me ndonjë ngjarje të luftës dhe se ai kushtoi një pjesë të jetës së tij për të ndërtuar paqe mes popujve.
“Në Prishtinë të gjithë e dinë se ministri Rikalo nuk ka të bëjë fare me ndonjë ngjarje lufte dhe se ai i kushtoi një pjesë të jetës së tij për të ndërtuar paqen mes popujve”, thuhet në njoftim.
Lista Srpska falënderon institucionet “që qëndruan në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtësisë, pasi sulmet ndaj ministrit Rikalo janë trillime”.
“Lista Srpska qëndron fuqishëm pas secilit prej anëtarëve tanë dhe nuk do të lejojmë që emri i ndonjë serbi të fajësohet nga ndonjë individ me qëllime të këqija”, shkruan në fund të reagimit të Listës Srpska.















