Bëhet fjalë për vokalistin e grupit NRG Band, Besnik Qaka i cili pritet t’i japë fund beqarisë. Është media kosovare rtv21 ajo që bën me dije se Besniku dhe e e fejuara e tij, Lola Begolli do të kurorëzojnë dashurinë me 30 shtator.
Dasma e çiftit të ri nga Peja do të mbahet në qytetin e tyre, vetëm një muaj pasi shpallën fejesën. Të trashëgohet çifti!


















