Në mbledhjen e mbajtur sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 63 kandidatë të rinj për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim për certifikimin e 63 kandidatëve të rinj për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Këta kandidatë zëvendësojnë kandidatët që ditë më parë KQZ i kishte decertifikuar, raporton Gazeta Express.
Numri i kandidatëve të decertifikuar ka qenë 86.
Në mbledhjen, e cila ende po vazhdon, u bë e ditur se PZAP ka refuzuar të gjitha ankesat që janë parashtruar ndaj vendimit të KQZ’së për decertifikim.















