Nuk i ndalet policisë, arrestohet personi që lëndoi një zyrtar policor

E publikuar: 16/09/2017 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është raportuar se njësiti policor ka tentuar që ta ndalojë një veturë e tipit “Mercedes”. Mirëpo, drejtuesi i kësaj veture më pas ka goditur me pasqyre një zyrtar policor.

Njësiti policor ka arrite të ndalë veturën të cilën e drejtonte i dyshuari dhe gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Zyrtarët policor kanë arrite të vëjnë situatën nën kontroll, ku gjatë kontrollit në një çante të cilën i dyshuari e kishte hedhur në tokë është gjetë dhe konfiskuar një armë Zastava e calibrit 7.65 me një karikatorë dhe 15 fishekë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.