A do e mbrojë NATO, Shqipërinë, o kryekomandant Ilir Meta?

E publikuar: 16/09/2017 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga: Gjergj Thanasi

Presidenti Ilir Meta deri tani ka bërë një debut mjaft inteligjent tëpërdorimit tëkompetencave si President i Republikës së Shqipëirsë. Përsa i përket kompetencave në fushën e marëdhënieve me jashtë Presidenti Meta vizitën e parë jashtë shtetit e bëri në Itali. Gjest ky kuptimplotë si për të thënë se është kapërcyer faza e nja 15-16 viteve më parë, kur Meta morri nofkën e

“Kryeminstrit të Korfuzit” pas takimit me Nanon (“kryebashkiaku i Janinës) në Korfuz nën patronazhin e diplomacisë greke, sic është kapërcyer edhe faza e nostalgjisë jugosllave të Metës, e ashtuquajtura “Bit na Sutjeska”.

Debutimin si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë Presidenti Meta e bëri gjatë një stërvitje të përbashkët të forcave të armatosura shqiptare me ato angleze në Bazën Ushtarako Detare të Bisht Pallës, në Durrës. Në këtë stërvitje merrte pjesë edhe Shefi i Shtabit i ushtrisë angleze Kryemarshalli i ajrit Stuart Peach.

Në mënyrë simbolike Presidenti Meta vazhdoi traditën e bashkëpunimit me anglezët të ushtarakëve të shquar skraparlinj. Kujtojmë këtu nën/kol. Mestan Ujanikun,kol. Dilaver Radeshin apo Xhelal Staraveckën dhe bashkëpunimin e tyre me majorin Leak, me kol. Palmerin me nën/kol. Billy MCLean-in,me majorin Anthony Quayle, e të tjerë përfaqësues të shquar të ML (Military-Liason) apo SOE (Special Operations Executive). Në vitin 1944 pati një shtrëngim duarsh midis 2 ushtarakëve aleatë nën/kol. Ujanikut, heroit të Skraparit, përfaqësuesit të partizanëve shqiptarë dhe kryekomandantit të forcave aleate në Itali londinezit Sir.

Harold Alexander,Ërli (Markezi) i Tunisit në Kuartjerin e tij të përgjitshëm në Kazerta të Napolit. Tashmë në vitin 2017 shtrëngonin duart në Bazën e Bisht Pallës Presidenti Meta dekoruar “Pishtar i Lirisë” dhe kryemarshalli iajrit Stuart Peach i dekoruar me Kryqin e Madh të Kalorësit të Perandorisë Britanike, pikërisht ai “skifteri” britanik, që si komandant i forcave ajrore të NATO-s në vijën e frontit (NATO Air Commander -Forëard)në vitet 1999-2000 kontriboi në spastrimin e qiellit të Kosovës nga “Galeb-at”, “Orao-t” dhe “Jastreb-at” e Milloshevicit. Në këtë stërvitje mori pjesë edhe Shefi i porsaemëruar i Shtabit të Përgjithshëm gjen/brigade Kollcaku, i cili për koincidencë njëlloj si kryemarshalli i ajrit Peach vjen nga një përvojë si krye 007 e forcave të armatosura shqiptare.
Marëdhëniet ushtarake anglo-shqiptare

Mbretëria e Bashkuar me mencuri e durim i ka kultivuar, shtuar e zgjeruar kontaktet dhe bashkëpunimin ushtarak me Shqipërinë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi pak kohë më parë në Ambasadën Angleze në Tiranë u vendos edhe atasheu ushtarak nën/kol. Melotte, funksion, që fatkeqësisht më parë kryhej nga atasheu ushtarkak anglez në Shkup. Për koincidencë Franca, që ka pasur përfaqësim ushtarako-diplomatik në Shqipëri që në prill 1945, pasi siguroi kontratën për blerjen nga Shqipëria të helikopterëve “Cougar” vendosi tashkrijë postin e atasheut ushtarak në ambasadën e saj në Tiranë dhe ta mbulojë Tiranën nga Roma përsa i përket këtij funksioni diplomatiko-ushtarak.

Ushtarakët bullgarë nuk hapin zjarr kundra simboleve ruse!!!!
Kjo vizitë e profilit të lartë ushtarak britanik në Tiranë ndodh pasi rrodhi nëpublik lajmi për një incident të rëndë gjatë stërvitje ushtarake të NATO-s “Noble Jump” në Rumani. Në këtë stërvitje (qershotr 2017) ndër të tjera merrnin pjesë edhe Shqipëria me Anglinë.

Gjatë stërvitjes ushtarët dhe oficerët bullgarë kryen një akt të hapur të mosbindjes ushtarake. Ata nuk pranuan të hapnin zjarr kundra objektivave (shenjestrave), që sipas tyre kishin shenjat dalluese ruse. Ushtarakët bullgarë pra nuk hapin zjarr as kundra tabelave të qitjes, nëse ato mbajnë shenja dalluese ruse, jo më të hapin zjarr kundra trupave ruse.
Pikërisht një incident i tillë përbën një kërcënim real për Shqipërinë dhe vë një pikëpyetje jo të vogël për vullnetin e disa vendeve anëtare të NATO-s për t’iu kundërvënë ushtarakisht Rusisë. Normalisht lind pyetja,nëse Rusia apo hyzmetqarët e saj kërcënojnë ushtarakisht me agresion Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan, sa të ngjarë ka, që të aktivizohet Neni 5 i Kartës së NATO-s, që agresioni ndaj një vendi anëtar ështëagresion kundra cdo vendi anëtar të NATO-s?! Sa të ngjarëka që bullgarët të hapin zjarr kundra rusëve agresorë në Ballkan? Nëse NATO nuk hap zjarr kundra kërcënimit rus kundra kujt do të hapë zjarr?

Kundra kërcënimit të ardhur nga Zimbabve, nga Nepali apo nga Ishujt Kiribati?! Fundi i fundit ushtria bullgare si në Luftën e Parë Botërore (pushtimi i Dobruzhës rumune) edhe në Luftën e Dytë Botërore (grushti i shtetit i 9 shtatorit 1943), megjithë përfitimet e jashtëzakonshme territoriale nga aleatët e saj: Gjermania e Kajzerit dhe Gjermania e Hitlerit nuk hapi zjarr as kundra ushtarëve të Carit Romanov as kundra ushtarëve të “Vozhd-it”, carit të kuq Stalin. Pra ushtria bullgare e ka vijë sjellje mos kundërshtimin me armë të vëllezërve clirimtarë rusë si në kohë të carit Batenberg, si në kohë të Carit Boris edhe të Sekretarit të Parë Zhivkov apo edhe qoftëtë presidentit Rumen Radev.

Vizita e kryemarshallit të ajrit Peach në Bisht Pallë dhe prezenca e Presidentit Meta mes trupave shqiptare dhe angleze ishte si të thuash njëpremtim diplomatik anglez, që një variant i “Zapad 2017” në Ballkan do të kundërshtohet nga trupat e Madhërisë së Saj edhe me zjarrin e armëve. Theksojmë se në këtë evenimentin ushtarak në Bisht Pallë me jehonë ndërkombëtare përtej Gadishullit të Ballkanit shkëqyen me mungesën e tyre ministrja taze e mbrojtjes Olta Xhacka dhe zëvendësministri PetroKoci. Në planin e politikës së brendshme shqiptare presidenti Meta i dha Kryeministrit Edvin një leksion përsa i përket sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe sigurisë në Gadishullin e Ballkanit në përgjithësi.