Mbahet në Tiranë, konferenca e shtabeve të NATO-s

E publikuar: 16/09/2017 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim shefat e shtabit të të gjithë vendeve anëtarë të NATOS. Aty janë të pranishëm gjeneralë dhe admiralë të 29 vendeve aleate.

Është hera e parë që mblidhet komiteti ushtarak i Natos në vendin tonë dhe ky takim do të zgjasë nga data 15-17 shtator.

Ka qënë kryeministri Rama ai që e ka hapur konferencën duke i dhënë këtij takimi një përmasë historike.

“I jap këtij takimi një përmasë historike për vetë atë dhe për Ministren e re të Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Është nder i veçantë dhe kënaqësi e jashtëzakonshme për ne që t’ju kemi këtu në vendin tonë.”, është shprehur Rama në hapjen e fjalimit të tij.