Vazhdojnë “ëndrrat” e mediave beogradase, drejtojnë gishtin tek Haradinaj për këto arrestime (Foto)

E publikuar: 15/09/2017 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arrestimi i disa përfaqësuesve serb të Kryqit të Kuq, i cili gjendej në veri të Mitrovicës, ka ngjallur reagime të shumta në vend.

Intervenimi i Njësisë Speciale në këtë pjesë të Republikës ka bërë që mediat serbe të japin etiketime për përfshirjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë ngjarje.

Gazeta elektronike, “Telegraf.rs” ka bërë një artikull me “ Serbët zgjodhën Haradinajn, ai filloi të na arrestonte”, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, tutje citohen edhe disa politikan serb të cilët sugjerojnë Listën Srpska që tu dal në ndihmë popullatës e cila jeton në Kosovë.

Ndryshe, Policia e Kosovës me autorizim të prokurorit të prokurorive themelore të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, ka zhvilluar disa kontrolle të hapësirave të një organizate humanitare (Kryqi i Kuq i Serbisë) si dhe në disa vendbanime të disa punonjësve të kësaj organizate.

“Drejtoritë Rajonale të Policisë (DRP-t) kanë angazhuar zyrtarët policor sipas vlerësimeve të tyre, ku gjatë realizimit të kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur nga individë në këtë organizatë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlerësohet të jetë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullsisë. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/