Milot Rashica i zhgënjyer me humbjen kundër Lazios

E publikuar: 15/09/2017 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vitesse ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Evropës.

Skuadra holandeze para shikuesve të vetë është mposhtur prej Lazios me rezultat 3-2.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ishte një ndër lojtarët më të mirë të Vitesses me dy asistime.

Megjithëse është krenar me shokët e klubit, Rashica nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin e arritur mbrëmë.

“I zhgënjyer me rezultatin, por krenar me këtë ekip. I falënderoj tifozët për mbështetje të mahnitshme”, ka shkruar Rashica në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Vitesse xhiron e dytë do të jetë mysafirë i ekipit francez, Nice. /Telegrafi/