Organizatat për kujdesin e kafshëve po kërcënojnë të ngrenë padi pasi një kalë u rrëzua duke tërhequr një nuse dhe dhëndër në ditën e tyre të dasmës.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, çifti ishin duke festuar dasmën edhe të hipur mbi karrocë me kuaj, kur kali u rrëzua si pasojë e rraskapitjes së nxehtësisë.
Një video tregon se dhëndri përpiqet të ndihmojë kalin që të ngrihet pasi ai u rrëzua jashtë kishës në Borgetto, afër Palermos, Sicili.
Pjesëtarët e tjerë të dasmës, të veshur me veshje tradicionale, gjithashtu mund të shihen duke u përpjekur të ndihmojnë.
Trafiku nëpër qytet u bllokua nga kali i rrëzuar dhe karroca, e cila ishte zbukuruar me pupla.
Kali supozohej se kishte tërhequr një peshë prej 400 kilogramësh kur u rrëzua në mes të rrugës. /Telegrafi/