Policia e Ranillugut konfirmon: Në aksidentin e Nishit kanë vdekur kryetari Gradimir Mikic dhe Sasa Aleksic

E publikuar: 15/09/2017 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komandanti i Policisë rajonale të Komunës së Ranillugut, ka konfirmuar për Gazetën Express se në aksidentin që ndodhi në magjistralen që çon në Nish të Serbisë, kanë vdekur dy persona: kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikic dhe kryetari i Kuvendit, Sasha Aleksic.

Aksidenti ka ndodhur para 2 orëve, konfirmoi komandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Ranillugut, ku humbën jetën Mikic dhe Aleksiq.