Në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, tashmë ka filluar bërja e analizës së obduksionit të tre trupave të personave të cilët kanë ndërruar jetë në QKUK. Njoftimin, në një prononcim për Gazetën Express, e ka bërë prokurori i rastit, Valdet Gashi.
Zyrtarë nga Instituti i Mjekësisë Ligjorë në Kosovë gjatë ditës së djeshme kanë bërë zhvarrosjen e tre personave të cilët kanë vdekur në sallat e operacionit në QKUK, e për të cilët nuk është kryer autopsia nga ana e QKUK’së.
Në mënyrë që rasti të zbardhet plotësisht, prokurori i rastit, Valdet Gashi, dje ka dhënë urdhër për zhvarrosjen e trupave të tyre.
Ndërkohë, autoritetet e rendit në Kosovë po i vazhdojnë hetimet në lidhje me dy rastet e vdekjeve që ndodhën ditën e enjte, më 7 shtator, brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës./Express/

















