Komuna e Pejës sërish ka nisur ndërtimin e një rruge në territorin e Rugovës, duke injoruar procedurat dhe lejet e nevojshme që duhen për të nisur një projekt rrugor në hapësirat që janë nën menaxhim të parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, shkruan sot Koha Ditore.
Para një jave në fshatin Shtupeq i Madh kanë nisur punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës 9 kilometra të gjatë, që shtrihet nga fshati lart deri poshtë në rrugën kryesore Pejë – Kuqishtë.
Për ta ndërtuar një rrugë në hapësirën që gjendet brenda Parkut Kombëtar nevojitet pëlqim mjedisor. Për këtë pëlqim komuna as që ka aplikuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

















