Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka flet për herë të parë për ish anëtarin e këtij komisioni, tashmë i pari i Ministrisë së Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Në një intervistë për “Arbresh.info”, e para e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë informatë se tashmë ish-anëtari i këtij komisioni Nenad Riaklo kishte maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Daka, thotë se është për të ardhur keq nëse këto akuza janë të vërteta.
Ajo, thotë se organet e drejtësisë duhet të merren me këtë çështje.
Ndryshe, dy ditë më parë, “Arbresh.info” ka publikuar deklaratat e qytetarëve, të cilët kanë drejtuar akuza të rënda ndaj ministrit të sapo emëruar të Bujqësisë, Nenad Rikalo, duke nisur nga maltretimet e deri te dhunimet. Ata kanë kërkuar hapjen e hetimeve dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij.
















