Policia jep detaje për vrasjen në Pejë

E publikuar: 15/09/2017 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës dje pasdite ka arrestuar të dyshuar në Pejë, pasi që i njëjti pas një fjalosje kishte goditur me sëpatë dy persona të cilëve u kishte shkaktuar lëndime trupore.

Njëri nga viktima në spitalin e Pejës ka ndërruar jetë, ndërsa viktima tjetër i cili ka marrë lëndime nga arma e zjarri është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar edhe dy revole me 75 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.