Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha është kundër idesë së krijimit të një ekipi të unitetit për dialogun Kosovë-Serbi. Ai thotë se soji i kësaj logjike e ka sjellë Kosovën këtu ku është.
“”Ekipi i Unitetit” ide për ta injoruar Kuvendin e Republikës si organin më të lartë kushtetues të vendit. Soji i kësaj logjike, Kosovën e ka pru këtu ku jemi!”, ka thënë Berisha, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, Kuvendi është i vetmi organ shtetëror që buron nga besimi i qytetarëve, në momentin që e injoron apo tejkalon këtë organ, atëherë është injoruar dhe tejkaluar qytetari i këtij vendi.