Carragher: Mane më i rëndësishëm se Coutinho për Liverpoolin

E publikuar: 15/09/2017 05:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher këmbëngul se Sadio Mane është lojtari më i rëndësishëm i ekipit përpara brazilianit Philippe Coutinho.

Mane shkëlqeu për Liverpoolin në barazimin e tyre 2-2 me kundërshtarët e Ligës së Kampionëve ndaj Sevillës.

Pas ndeshjes Carragher – duke qëndruar pranë Manes – foli me Jan Age Fjortoft, i cili intervistoi dyshen për transmetuesen nordike Viasport ku ish-mbrojtësi thure elozhe për sulmuesin këmbëshpejtë.

Carragher sa ishte pjesë e Redsave

“Mane ishte e jashtëzakonshme për Liverpoolin në gjysmën e parë të ndeshjes”, tha fillimisht Carragher për Viasport.

“Ne flasim shumë për Coutinhon, por Mane është lojtari më i rëndësishëm për Liverpoolin”.

“Është turp që ai do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme në kampionat”, përfundoi ish-kapiteni i Redsave. /Telegrafi/