Apple ka një ofertë të re për besnikët e saj, është një ngarkues wireless jo vetëm për iPhone 8, 8 Plus dhe X por edhe për orën Apple Watch 3 dhe kufjet wireless AirPods.
Gjatë aktivitetit të mbajtur më 12 Shtator, gjigandi i Kupertinos tha se kjo pajisje në formë eliptike do të ngarkojë së bashku të tre pajisjet pa pasur nevojë për kabllo por duhet të prisni deri në 2018-ën për të.
AirPower shfrytëzon standartin Qi Wireless me të cilin mund të ngarkojë bateritë e disa pajisjeve njëherazi. Si do të ndodhë kjo?
Edhe Apple nuk ka një shpjegim dhe nisur nga komplikimet që mund të ketë implementimi i saj kompania mund të jetë detyruar të shtyjë debutimin në 2018-ën.
Apple AirPower premton të sjellë teknologjinë e vërtetë të ngarkimit wireless ndryshe nga eksperienca e dobët që ofrojnë sot shumica e ngarkuesve wireless të cilët funksionojnë me vetëm një pajisje specifike në të njëjtën kohë. /PCWorld Albanian