Të gjithë ata që kanë vizituar qytetin e Venedikut, e dinë mirë se është një nga qytetet më të bukura në Evropë.
Por, pak kush ka menduar se një qytet i tillë mund të ndërtohet dhe atë jo kudo, por në Dubai, transmeton Telegrafi.
Kompania Kelindeinst Group është duke planifikuar që elementet bazë të qytetit italian, siç janë kanalet dhe gondolat të ndërtohen në Dubai, projekt ky që pritet të kushtojë miliarda dollarë.
Ky resort luksoz jo vetëm që do të bazohet në një pjesë të qytetit të Venedikut, por do të importoj gondola nga Italia, por nuk do të mungojnë kabinat nënujore, dyqanet dhe restorantet.
“Venediku lundrues” do të mund të pret mbi tre mijë mysafirë dhe do të jetë i ndarë nga katër pjesë. /Telegrafi/