Aeroplani që po përpiqej të ateronte në një aeroport të Amsterdamit në Holandë, ka pasur vështirësi shkaku i erërave të rrëmbyeshme.
Madje, rrymat e ajrit që lëviznin në drejtim të fluturakes me afro 130 kilometra në orë, kanë mundur ta largojnë tërësisht nga pista, transmeton Telegrafi.
“Piloti me eksperiencë, ka përdorur të ashtuquajturën teknikën gaforre dhe ia ka dalë të ndalonte si duhet”, thuhet në raport lidhur me rastin.
Megjithëse ka pasur pengesa në fluturim, nuk ka pasur raste të humbjes së kontrollit apo ndonjë aksident ajror. /Telegrafi/