Hoti: LDK do të luajë rol kyç në proceset e integrimit evropian të Kosovës

E publikuar: 14/09/2017 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, sot ka takuar Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian.

Sipas komunikatës nga LDK-ja, në takim është biseduar për zhvillimet pas themelimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit.

“Hoti e falënderoi znj. Eichhorst për bashkëpunimin në tri vitet e fundit në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së.

Hoti e siguroi znj. Eichhorst se LDK-ja do të luajë rol kyç në proceset e integrimit evropian të Kosovës. Ai theksoi se si parti opozitare, LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.