UNDP do të përkrah Kosovën, në procesin e integrimit Evropian

E publikuar: 14/09/2017 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim Z. Andrew Russell, përfaqësues i Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me seli në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e gjerëtanishëm ndërmjet dy institucioneve tona dhemundësitë për të zgjeruar këtë bashkëpunim edhe më tutje, shkruan infosot.

Me këtë rast, Ministrja Hoxha foli për zhvillimet më të fundit në Kosovë, për prioritetet kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian, respektivisht në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ministrja Hoxha falënderoi Z. Russell për përkushtimin e tij personal për të koordinuar aktivitetet në mënyrë që të ketë zbatueshmëri sa më të mirë.

Po ashtu ,Ministrja Hoxha ishte mirënjohëse për kontributin që ka dhënë UNDP për ngritjen e kapaciteteve institucionale.

Ndërsa Z. Russell uroi ministren Hoxha përdetyrën e re.

Njëkohësisht, potencoi se duke kuptuar rëndësinë që kaministria e integrimit Evropian në shtyerjen përpara të reformave institucionale, shprehu gatishmërinë për të zgjeruar edhe më tutje bashkëpunimin ndërmjet dy institucuioneve tona. /infosot/