Bosnja planifikon shtëpi për të zhvendosurit nga lufta

E publikuar: 14/09/2017 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët boshnjakë u takuan për të diskutuar mënyrën e zgjidhjes së problemit të rreth 7,200 personave të mbetur të pastrehë nga lufta e viteve 1990, të cilët jetojnë ende në strehime të përkohshme në të ashtuquajtura “qendra kolektive”.

Zyrtarët boshnjakë u takuan për të dytën ditë radhazi të martën në qytetin bregdetar të Neumit për të diskutuar se si do të mundësojnë që 7,200 njerëz që jetojnë në 121 qendra kolektive në të gjithë vendin të marrin shtëpi, më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës.

Senad Bratiq, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Refugjatëve, Njerëzve të Zhvendosur dhe të Rikthyerve të Asamblesë Popullore të Republikës Serbe, i cili organizoi takimin, tha se plani ishte që kjo çështje të zgjidhej brenda tre vjatëve në vazhdim.