[ad_1]
Prandaj, Kathyrn Hawkins ka treguar se nëse kohëve të fundit jeni duke u ndjerë pa disponim, atëherë ajo sugjeron të konsumoni banane, transmeton Telegrafi.
Bananet gjithmonë janë vlerësuar për sasinë e lartë të kaliumit që e posedojnë, por ato sjellin edhe përfitime tjera të cilat shumica e njerëzve nuk i dinë.
“Bananet përmbajnë tirozinë. Tirozina i ndërton neurotransmetuesit e trurit – dopaminën dhe norefinefrinën. Të dy këto e përmirësojnë përqendrimin”, thotë Hawkings.
Por, përveç përqendrimit, për shkak se bananet përmbajnë triptofan, ato e kanë aftësinë ta përmirësojnë disponimin tonë.
Triptofani përdoret nga trupi jonë për ta prodhuar një përbërës të quajtur 5-HTP. Ky përbërës pastaj përdoret për ta krijuar serotoninën, e cila është përgjegjëse për balancimin e disponimit. /Telegrafi/
[ad_2]
Lexo nga burimi i lajmit


















