Nexhmedin Spahiu mbron Haradinajn, sulmon gazetarët

E publikuar: 13/09/2017 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti i zhvillimeve politike Nexhmedin Spahiu i është servilur kryeministrit të ri Ramush Haradinajt, duke i dalë në mbrojtje për deklaratat që ky i fundit i bëri sot, kur ofendoi një gazetare për pyetjen që ia bëri.

Kryeministri shkoi edhe më larg, duke i quajtur gazetarët të pashkollë, ndërsa sulmin ndaj gazetarëve e ka vazhduar edhe Spahiu, i cili të padijshëm e quajti edhe Asociacionin e Gazetarëve.

“Asociacioni i gazetarëve të padijshëm sulmon Ramush Haradinajn.

AGPK paska dalë në mbrojtje injorancës së gazetareje. Ky është cinizëm kulmor. I njëjti asociacion nuk ka reaguar kur janë sulmuar fizikisht gazetarët e RTV Mitrovica e tash reagon në vend të turpërohet për injorancën e koleges së tyre”, është shprehur Spahiu në Facebook.

Kujtojmë se analisti Nexhmedin Spahiu i ka sharë dhe fyer edhe anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara për shkak se, siç kishte deklaruar, të njëjtët nuk e pranuan një ankesë të tij kundër një gazete.