Berisha shpërthen ndaj Lulzim Bashës

E publikuar: 13/09/2017 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer si kurrë më parë ndaj kreut të PD-së Lulzim Bashës.

Ai i ka dhënë fund shumë pikëpyetjeve në lidhje me marrëdhëniet mes tyre, këshilltarët e rinj si dhe përjashtimi i Patozit, Bregut e Topallit.

Në një intervistë për gazetarin Cim Peka, e cila do të transmetohet sot në orën 20.00 në ‘syri.net’, ai i quan këshilltarët e Bashës, dizastër.

“Keshilltaret e Lulzim Bashes jane dizastro. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa perjashtime jane te papranueshme. Une s’do e beja kurre ate liste.

Por ne ka nje njeri qe e di se une besoja se Lulzim Basha mund te fitonte edhe ate liste, ai eshte Cim Peka.

Raportimet e mediave per ato qe ndodhen ne grupin parlamentar ishin korrekt. Marrevshja me Ramen?”, ka deklaruar Berisha në një pjesë të intervistës që është publikuar në Facebook nga vetë Peka.