Rama mbledh për herë të parë qeverinë pas betimit

E publikuar: 13/09/2017 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria Rama 2 do të betohet sot në orën 17:00 para Presidentit Ilir Meta. Ky moment shënon zyrtarishtdhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj.Pas betimit, kryeministri Ramado të zhvilloje mbledhjen e parë zyrtare të qeverisë, me ministrat e rinj.

Miratimi i qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u bë mëngjesin e sotëm pas një seance maratonë që nisi të martën në orën 09:00. Në diskutimet dhe debatet mbi qeverinë pothuajse folën të gjithë deputetët, ndërsa opozita (PD dhe LSI) u shprehën kundër.