Policia konfiskon armë në lagjen “Dardania”

E publikuar: 12/09/2017 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës më 10 shtator ka marrë një ankesë nga një banues në lagjen “Dardania” të Prishtinës se gjatë rinovimit të banesës, ka gjetur armë.

“Dardani, Prishtinë, më 10.09.2017-21:33. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ka qenë duke rinovuar banesën , ka hasur në dy armë të gjata. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse me ç ‘rast kanë konfiskuar një armë automatike MP5 me një karikator me dhjetë fishekë te cal. 9 mm dhe një armë tjetër automatike me katër karikator me 86 fishekë te cal. 7.65 mm”, ka sqaruar policia