Xherdan Shaqiri: Mourinho, një dhelpër taktike

E publikuar: 12/09/2017 09:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri ka pranuar admirimin e tij për trajnerin e Manchester United, Jose Mourinhon.

Ylli shqiptar i skuadrës angleze Stoke City në Premierë Ligë e ka quajtur trajnerin portugez një “dhelpër taktike”, transmeton portali arbresh.info.

“E admirojë atë. Atij nuk i intereson se çfarë njerëzit mendojnë për të. Një dhelpër taktike”, ka thënë reprezentuesi shqiptar i Zvicrës.

“Ai e di qartë se si të përcaktojë një skuadër në mënyrën e duhur”

Shaqiri ka lavdëruar gjithashtu mesfushorin e “Djajve të Kuq”, Henrikh Mkhitaryan, duke e vlerësuar atë si një “futbollist teknikisht të fortë”.