Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca është treguar direkt derisa ka folur për gjendjen në Komunën e Prishtinës ka thënë se në kryeqytet dominon një katrahurë urbane.
“Unë mendoj se Prishtina ka qenë një katrahurë urbane dhe në masë të madhe është edhe sot … Edhe pse Vetëvendosja e ka qeverisjen aty”, ka thënë ai në ‘Zona B’ në Klan Kosova.
Konjufca më pas i ka bërë komplimente Kryetarit të Tiranës Erion Veliajt i cili sipas tij ka treguar kreativitet estetik në punën e tij.















