Ja çfarë shkruajnë mediat malazeze pas vendimit të Haradinajt për shkarkimin e Komisionit për Demarkacion!

E publikuar: 11/09/2017 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me në krye Murat Mehën, ka zënë vend në mediat e Malit të Zi. Deri më tani nuk ka reaguar pala malazeze. ‘Haradinaj shkarkoi Komisionin Shtetëror për Demarkacionin’ mban titullin lajmi në Vijesti.me, ku shpjegohet vendimi i kryeministrit të Kosovës.

Ndërkohë Radio Televizioni i Malit të Zi në faqen në internet ka cituar Haradinajn i cili thotë se marrëveshja për Demarkacionin në mes të Kosovës dhe Serbisë është e gabuar. Ndërkohë deri më tani për vendimin e Haradinajt nuk ka reaguar pala malazeze. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Srđan Darmanović në janar të këtij viti kishte deklaruar de Demarkacioni është problem i brendshëm i Kosovës. Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të parë shkarkoi Komisionin Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror pa asnjë votë kundër dhe dy abstenime.