Flet Shpejtim Bulliqi tregon se a do ta pranoj detyrën e dhënë nga Kryeministri Haradinaj!

E publikuar: 11/09/2017 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka konfirmuar se ai do të marrë përgjegjësinë në lidhje me çështjen e Demarkacionit, të cilën ia ka caktuar kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj.

Bulliqi ka treguar se sot gjatë ditës ka pasur një takim me Haradinaj, i cili i ka dhënë detyrën për ta udhëhequr çështjen e demarkacionit, ndërsa ky i fundit ka thënë se e ka mirëpritur këtë ofertë.

Ai është shprehur se do t’i ruaj qëndrimet e tij të më herëshme në lidhje me çështjen e Demarkimit me Malin e Zi.

“Sot e kam pasur një takimi me Kryeministrit Haradinaj dhe më ka njoftuar në lidhje me këtë çështje dhe sigurisht e kam mirëpritur.

Unë do t’i ruaj qëndrimet e mija që i kam pasur edhe më herët në lidhje me demarkacionin. Sepse nuk janë qëndrime politike por janë mbi baza profesionale të cila edhe me dashtë me i fsheh nuk mundemi”, ka thënë Bulliqi, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës si shef i ekzekutivit ka shkarkuar Murat Mehen dhe Komisionin Shtetëror për Demarkacion. Kryeministria ka njoftuar se nga sot, ky komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ka për detyrë ta krijojë një komision të ri për demarkim./GazetaBlic.com/