Përderisa Apple po përgatitet që ta lansojë modelin më të ri të celularit iPhone këtë javë, duket se një punëtor ‘i pakënaqur’ i kompanisë e ka mposhtur gjigandin teknologjik, duke zbuluar emrin e pajisjes dhe veçoritë.
iPhone 8 është celulari më i rëndësishëm i krijuar ndonjëherë nga Apple dhe pritet të lansohet gjatë një eventi të kompanisë në zyrat e reja në Kaliforni nesër.
Por, ajo çfarë do të duhej të mbetej befasi për 10 vjetorin e celularit të parë të Apple duket se është shkatërruar nga një punëtor i pakënaqur, i cili zbuloi detaje të tij në internet, thuhet sipas BBC, transmeton Gazeta Express.
Blogeri i Apple, John Grubber, tha se është pothuajse i sigurt se ky zbulim ishte i qëllimshëm. “Jam shumë i sigurt që ky nuk ishte ndonjë gabim, por një veprim i qëllimshëm nga një punëtor mashtrues i Apple.