Milani pëson humbjen e parë, mposhtet thellë nga Lazio

E publikuar: 10/09/2017 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka pësuar humbjen e parë në sezonin e ri të Series A. Klubi nga Milano u mposht 4 me 1 nga Lazio në kuadër të xhiros së tretë në Itali.

Ciro Immobile shënoi tre golat e parë të ndeshjes. Ai realizoi në minutat 38, 42 dhe 48. Vetëm dy minuta pas golit të tij të tretë shënoi Luis Alberto.

Golin e vetëm për Milanin e shënoi Riccardo Montolivo në minutën e 56-të.

Nga tri ndeshje Lazio ka 7 pikë, ndërsa Milani 6.